Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes

Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes

12:44, 22/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme SPAK, kërkon pushimin e çështjes në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta bëri kundër Ardian Dvoranit, ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mësohet se seanca gjyqësore është parashikuar që të mbahet nesër në orën 09:00 të mëngjesit.

Kujtojmë që kreu i shtetit paditi në SPAK ish-Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi e akuzon ‘për veprimtarinë kriminale dhe shkeljet e kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të GJK’.

Dvorani është paditur për shkak të rolit të tij në emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco