Noka: Peng-kryetari na kujton anti-mitingjet kundër Berishës. Nënkryetarët e PD kërkuan shkrirjen

Noka: Peng-kryetari na kujton anti-mitingjet kundër Berishës. Nënkryetarët e PD kërkuan shkrirjen

21:46, 15/11/2021
A+ Aa A-

Pas daljes nga mbledhja e kryesisë, deputeti Flamur Noka ka reaguar ashpër mbi zhvillimet e fundit brenda PD.

Sipas Nokës, Basha është i tmerruar nga anëtarësia dhe në panik sot mendoi se po I bënë sfidë delegatëve të PD nëpërmjet mbledhjes së kryesisë të iligjetimuar.

‘Peng kryetari me të tijët ka vetëm një mundësi të vijnë si pakic dhe si delegatë’, theksoi Noka.

Noka: Peng kryetari i tmerruar nga anëtarësia dhe në panik sot mendoi se po i bënë sfidë delegatëve të PD nëpërmjet mbledhjes së kryesisë të iligjetimuar. 4200 kryetarë seksionesh, kryetarë Grup Seksionesh, anëtarë të PD në të gjithë Shqipërinë, kanë depozituar kërkesën dhe asgjë nuk e ndal. Ajo që peng kryetari u mundua të demostrojë sot me këtë kryesi të deligjetimuar na kujton anit mitingjes dikur kur Sali Berisha bënte mitingje. Askush dhe asnjë nuk e ndal më vullnetin. Deri në datë 10 peng kryetari e ka pasur mundësinë të thërrasë Kuvendin. Pasi e kanë thirrur delegatët, peng kryetari me të tijët ka vetëm një mundësi të vijnë si pakic dhe si delegatë. Edhe diçka shumë e rëndë që ka ndodhur sot në mbledhjen e kryesisë, ku dy nënkryetarët e partisë, njëri thotë nuk më intereson çfarë ndodh pas kësaj dhe tjetri thotë që ka ardhur koha që kjo parti të shkatërrohet. Është gjëja më e rëndë që nuk kanë guxuar ta thonë kundërshtarët tanë, e thonë dy nënkryetarët e PD. Kjo është turpshme kjo është konsiderata që kanë për delegatët tanë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco