Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Merkel do mbështesë djegien e mandateve’/ Kryemadhi: Si na mashtroi Lulzim Basha

‘Merkel do mbështesë djegien e mandateve’/ Kryemadhi: Si na mashtroi Lulzim Basha

00:37, 12/11/2021
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi rrëfen për herë të parë si shkoi opozita te djegia e mandateve parlamentare 2 vite më parë, një vendim ekstrem dhe i paprecedentë në politikën shqiptare. 

Kryetarja e LSI zbuloi mbrëmjen e sotme se Partia Demokratike i kishte premtuar se "kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve".

Premtimi iu është bërë aleatëve, sipas Monika Kryemadhit, nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i bindi ata që të shkonin drejt aktit ekstrem, me premtimin e rremë se kishte mbështetje ndërkombëtare.

Reagimin e saj Kryemadhi e bëri në kundërpërgjigje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha në emisionin “Open” se PD-ja i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta për t'u futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, por që sipas tij kishin refuzuar me idenë se do të merrnin 34 mandate të vetëm. 

Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij", thuhet në reagimin e Kryemadhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco