Aldo Bumçi: Lulzim Basha e çoi PD-në drejt vdekjes, Kuvendi Kombëtar do të jetë ringritja e partisë

Aldo Bumçi: Lulzim Basha e çoi PD-në drejt vdekjes, Kuvendi Kombëtar do të jetë ringritja e partisë

17:57, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti Aldo Bumçi akuzon Lulzim Bashën se e ka çuar PD drejt vdekjes, ndërsa u shpreh optimist se 'Foltorja' është e vetmja rrugë për ringjalljen e partisë.

Ai shprehet se mbledhja e Kuvendit do të jetë ringritja e PD.

“PD do ringjallet fuqishëm. Ne jemi partia e lirisë. Më vjen keq që po e them, por Lulzim Basha po e çon PD-në drejt vdekjes. Me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të fillojë edhe ringritja e PD-së”, u shpreh Aldo Bumçi për 'Zona Zero' në Top News.

Sipas tij, pavarësisht se kryedemokrati flet për “masakër zgjedhore”, opozita po vepron sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Pse Lulzim Basha flet për masakër zgjedhore dhe nuk bëri asgjë. Ai hyri në normalitet, duke njohur deputetët e zgjedhur dhe parlamentin e ri”, u shpreh ai.

Por a do shkarkohet Lulzim Basha në 11 nëntor? 

“Kuvendi do të shprehet për sjelljen e kryetarit të PD. Kuvendi ka autoritetin e plotë. Merr çdo vendim, deri tek shkrirja e partisë, por ne nuk synojmë shkrirjen, por rigjenerimin e partisë”, theksoi Aldo Bumçi.

***

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha deklaroi një ditë më parë, teksa dorëzoi 4200 firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, se synon të rikthehej si kryeministër.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco