VIDEO-SYRI TV/ Habit Basha, cilëson puçistë 4200 delegatët: Berisha po ndihmohet nga Rama

VIDEO-SYRI TV/ Habit Basha, cilëson puçistë 4200 delegatët: Berisha po ndihmohet nga Rama

16:19, 11/11/2021
A+ Aa A-

Në një kohë që 4200 firmat e delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë në selinë e PD, në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha e ka cilësuar këtë si puç dhe ka sulmuar liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha se po ndihmon Edi Ramën. Delegatët kërkojnë ndryshime statutore dhe përcaktimin e aksionit të ri opozitar, por Basha vijon ta cilësoj Kuvendin dhe firmëtarët si anti-amerikan.

Nga SYRI TV

Lulzim Basha kundërshton me forcë mbledhjen e këshillit kombëtar për ndryshimet statutore. Në një dalje për mediat në selinë e PD-së, Basha u shpreh se firmat janë fshehur dhe demokratët janë tallur. Sipas tij kjo lëvizje është një puç brenda PD-së për të rrëzuar Bashën, duke akuzuar liderin historik të PD-së se në këtë narrativë po ndihmohet nga segmente të pushtetit të Edi Ramës.

Duke anashkaluar thelbin e çështjes, Basha I kërkoi Berishës që të dorëzojë firmat e mbledhura, siç e kërkon statuti. Basha tha se është I gatshëm ta mbledhë kuvendin, por nuk janë dorëzuar ende firmat.

4200 formularët me firmat e delegatëve dorëzuan mbrëmjen e djeshme nga një përfaqësi e firmëtarëve në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, e cila është vetëm pak metra larg zyrës së kryetarit të sotëm PD-së.

Në shkresën bashkangjitur thuhet se mbledhja e Kuvendit Kombëtar, bëhet me qëllim miratimin e ndryshimeve statutore si dhe kërkohet analiza e qëndrimeve të kryetarit ndaj parimeve themelore të PD-së dhe anëtarësisë.

Në kuvend ata do të kërkojnë të përcaktohen dhe hapat e mëtejshme të aksionit politik opozitar që do të ndiqen në përballje me pushtetin e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vezhguesi11/11/2021 20:54

Këtë "suksese në jetë" mos e përdorni se na evokoni gorrillen Beqja. Sa për Bashën që po del nga formati "burr" është faji i vegjetimit në akuarium dhe i deficienses mentale. Prandaj duhet patur shumë kujdes me rekomandime në emërime postesh. Si psh. emërimi i bukuranit A.V. ditët e fundit në Rlnd

tirana11/11/2021 17:58

...Ka te drejte basha , mor zotni me mos me i zbrit kalit te partise demokratike , po , po ai ka shume te drejte , biles tani duhet me qit edhe shkelma per ket pune ...???!!! Ai nuk ka faj or ti lum miku , sepse doktori nje dite te bukur e mori nga Hollanda pa mbushur akoma 35 vjeç..?? dhe e hypi direkt ne benzin e ministrit per 8 vite rrjesht , duke bredhur ne Europe gjoja per marreveshjen e stabilizim - asocimit , heqjen e Vizave dhe NATO -n ..., a thua se PD -ja nuk kishte intelektuale te tjere brenda vendit dhe aq me teper si qendrestare qe prej themelimit te saj ne 1990 - en ....???!!! Me pas ne vitin - 2013 pasi dha doreheqjen , po vete doktori ....????!!!!! e kaloi ( propozoi ) ashtu te perkedhelur siç ishte luli , nga benci i ministrit ne ate te kryetarit te PD-se pa hapur me pare garen per zgjedhjet kombetare per kryetarin e partise demokratike ...???!!!

Demokrati11/11/2021 17:37

Kemi 8 vjet qe u ngopem me mashtrimet, idiotlleqet dhe gomarlleqet e Lylit! Por keto ditet e tij te fundit mos ia vini re dhe mos i merrni ato ne konsiderate. Tani Lyli ka filluar po flet me bythe e jo me goje! Mbaji fort gazrat dhe gridaret oh, oh, oh! O Lyl! Suksese ne jete o Lyl Toçi!

Shto koment

Denonco