Lagjja '5 Maji'/ Banorët-Veliajt: I kemi vila jo kasolle, na ke ofenduar rëndë. Shihemi në gjyq!

Lagjja '5 Maji'/ Banorët-Veliajt: I kemi vila jo kasolle, na ke ofenduar rëndë. Shihemi në gjyq!

19:06, 08/11/2021
A+ Aa A-

Disa prej  shtëpive dhe vilave janë shembur këtë fillim jave në zonën e 5 Majit.  Teksa banesat shembeshin, banorët i kanë kthyer përgjigje kryebashkiakut Erion Veliaj se i ka fyer pak ditë më parë. Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.

Këtë të hënë kanë nisur të shemben banesat e që kanë firmosur kontratën me Bashkinë në zonën e 5 majit.  Prania e fadromave  ka tensionuar situatën,  sakaq familjet e tjera që nuk kanë rënë dakord me Bashkinë, kanë hipur në çatinë e godinave, në mënyrë që të mbrojnë pronën nga  eskavatori.

Banorët kanë komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pak ditë më parë i ka quajtur vilat e tyre kasolle dhe banorët qe protestojnë, sipas Veliajt, nuk janë qytetarë që përfshihen nga projekti.

Një qytetar tregon se i vëllai i tij ka firmosur kontratë me Bashkinë e Tiranës. Marrëveshja është nënshkruar në presion të vazhdueshëm  nga qeveria vendore.

Me lot në sy, e motra  qëndron në derën e pronës së vëllai të saj. Ajo shprehet e pasigurt në këtë shtet dhe ngre zërin se po ju shkatërohet jeta, duke ju marrë prona dhe dhënë një vlerë mjaft e ulët.

Shembjet kanë nisur në kuadër të projektit për ndërtimin e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

https://youtu.be/sQbSxIIqSqk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco