Çfarë i ka kërkuar PD-së Yuri Kim? Alibeaj refuzon të përgjigjet: Pyesni Rushajn kur ta keni këtu

Çfarë i ka kërkuar PD-së Yuri Kim? Alibeaj refuzon të përgjigjet: Pyesni Rushajn kur ta keni këtu

23:52, 03/11/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn, përkatësisht krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Alibeaj, është pyetur në 'Open' nëse ka dijeni për ndonjë kërkesë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim drejtuar PD-së, ndërsë ai është përgjigjur: “Kur ta kesh zotin Rushaj këtu, ta sqaron ai nga fillimi në fund!”.

Pas kësaj përgjigje, nisi edhe një diskutim mes Alibeaj dhe moderatores Vasili, por pa marrë një përgjigje të saktë!

Eni Vasili: Pse ju nuk keni informacion në parti se çfarë ndodh?

Enkelejd Alibeaj: Mos u prek kaq shumë zonja Eni nëse pi unë kafe me Fredin apo jo!

Eni Vasili: Kafe ndoshta nuk pini por përderisa vini në një studio të tillë besoj informoheni.

Enkelejd Alibeaj: Besoj se edhe diskutimi duhet të jetë prestigjoz se sa kafet që pi unë me Fredin.

Eni Vasili: Nuk ju ndihmojnë këto, na jepni një përgjigje.

Enkelejd Alibeaj: Besoj se nuk ja vlen askujt se të merremi me temë diskutimi se ku ka shkuar Zonja Kim. Ka një kërkesë nga PD e nënshkruar nga 28 deputetë drejtuar Kuvendit për të bërë një ndërhyrje në Kushtetutë për tre çështje të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi04/11/2021 09:22

Cfar i ka thene ambasadoria rushkes ?Te heqni breket para edvin droges.Kaq kuptohet kjo.

Shto koment

Denonco