EMRI/ Do të arrestohet ish-ministri? Arjan Çani: Deri dje ishte me Ramën, por sot...

EMRI/ Do të arrestohet ish-ministri? Arjan Çani: Deri dje ishte me Ramën, por sot...

23:50, 03/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Arjan Çani ka komentuar deklaratat e deputetit të PD, Belind Këlliçi, i cili tha se kryeministri Edi Rama do e dorëzojë ish-ministrin Lefter Koka, i paditur në SPAK për çështjen e incineratorëve.

I ftuar në studion e lajme në MCN Tv, ai tha se ky skenar mund të ndodhë, pasi Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve.  

“Ja e zëmë se e dorëzoi dhe këtë e çfarë pastaj. Të gjithë mund të dorëzohen, e rëndësishme është mos preket boshti. Të gjitha këto janë kocka për idiotët e dobishëm sepse nuk ndodh asgjë. Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve. Koka ka qenë biznesmen që fitonte shumë para, tani për çfarë po e godasin, kanë ndonjë provë? Apo duan ti marrin ndonjë lek? 

 Deri dje ishte ministër, ishte me Ramën, tani s’është me asnjë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 10:02

Do sakrifikohet qe te duket yrra Spaku po ben pune drejtesia po funksionon qeveria po lufton korrupsionin.Aq sa kane vjedhur e po vjedhin keta Duhet nje hetuesi e huaj qe ti beje te ndjejne dhimbje.Mallkuar Qofshin

Shto koment

Denonco