Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Përçahet PS, Fatmir Xhafaj del kundër shtyrjes së vetingut

Përçahet PS, Fatmir Xhafaj del kundër shtyrjes së vetingut

15:28, 01/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka dalë kundër kolegëve të tij, të cilët kërkojnë zgjatjen e mandatit të Vettingut.

Xhafaj nuk ka pranuar të firmosë nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Xhafaj në fjalën e tij madje kërkoi që të bëhet një analizë dhe të adresohen edhe dyshimet e ngritura sidomos nga shoqëria civile në lidhje me vendimmarrje të caktuara gjatë procesit të vetingut.

‘Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në veting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja.

Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standartet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes.

Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces.

Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalisht jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces.

Cilat janë garancitë që kemi për të pasur një ritëm më të mirë cilat janë? që mos vijmë prap pas dy vjetësh këtu e të themi e shtyjmë dhe një vit tjetër?

Cilat janë garancitë për të forcuar paanshmërinë e objektivitetin e vendimmarrjes?

Sot ka shumë diskutime për këtë çështje, ka dhe raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve të KPK.

Është rasti për ta diskutuar këtë e të themi kemi nevojë për instrumente që e forcojnë këtë? ONM duhet të na e thotë se ky ka qenë dhe roli i përfshirjes së saj në këtë proces.

Tjera garantimi i integritetit të komisonerëve. Unë bëj pjesë në ata njerëz që mendoj se komisioni i posaçëm ka bërë një punë të jashtëzakonshme, por ama disa çështje që janë ngritur në mënyrë të veçantë nga shoqëria civile përmes adresimeve të ndryshme për integritetin e disa komisonerëve të veçantë kanë nevojë për vëmendje’.

Deklarata e Xhafajt u bë sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut.

Xhafaj tha se është e nevojshme që ky proces ‘të na çojë drejt një analize të plotë të situatës ku jemi’.

‘Do nënkuptoja së pari faktet konkrete të zhvillimit të këtij procesi, për të kuptuar ecurinë e këtij procesi. Pse duhen dy vjet e gjysme e jo tre vjet, së dyti cilat janë problematikat e shfaqura gjatë këtyre 5 vitve, pengesat që erdhën në fillim të procesit, ka një sërë faktorësëh, shumë mirë që ky debat ti shterojë, se është në interes të besimit të publikut, se mbi procesin janë hedhur shumë dritë hije’, tha Xhafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci01/11/2021 16:51

Xhafaj i amerikaneve del kunder shtyrjes se vetingut.Memecet e Bashes nuk flasin sepse Basha ka bere pazar.Poshte tradhetaret e PD

Pastruesi01/11/2021 16:01

Nga njera ane thia se “ka bere pune te shkelqyer” e nga anabtjeter e nxjerr punen per faqe te zeze. Cilen ane te marrim per te mireqene? Kur do flasin nje jere hapur keta politiqene: kur nje pune eshte dhjere eshte dhjere dhe kaq! s’ka nevoje ti japesh nje here furcen e pastaj te thuash u lye keq

Shto koment

Denonco