VIDEO/ ‘O mburojë e Shqipërisë’, Meta poston poezinë arbëreshe: Lartëson besën shqiptare!

VIDEO/ ‘O mburojë e Shqipërisë’, Meta poston poezinë arbëreshe: Lartëson besën shqiptare!

18:10, 31/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka vizituar Kishën Ortodokse Arbëreshe në Romë.

Meta ka cituar një nga poezitë më të bukura, që këndohen në këtë kishë, që titullohet “O mburojë e Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit vlerëson se poezia në fjalë hymnizon e lartëson besën, si vyrtyt i shqiptarëve.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

"O mburonjë e Shqipërisë" është një nga poezitë më të bukura dhe frymëzuese arbëreshe, që kam lexuar.

Më e veçantë ajo bëhet kur mëson se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Duke e ndarë me ju këtë poezi, një hymn për mbrojtjen e Shqipërisë dhe ku aq bukur vargjet lartësojnë BESËN, këtë vlerë të shenjtë e të çmuar, tipar dallues të kombit tonë, u bashkohem sot lutjeve të arbëreshëve që Zoti t'i bekojë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ndodhen.

[🇦🇱] O MBURONJË E SHQIPËRISË [🇦🇱]

O mburonjë e Shqipërisë, Virgjëreshëz e dëlirë,

Mëma e lartë e Perëndisë, çë na jep këshill të mirë.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjën shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

Kij kujdes për ne të mjerët, zogj të varfër e pa furrik, kij kujdes edhe për t'jerët, çë po vuajën nën armik.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjën shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

Sot edhe si kurdoherë, na dhez zëmbrën një dëshir,

Arbëreshë e të Krështerë, të kjëndrojëm për gjithë monë.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjën shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

Sa t'i falemi t'in Zoti, po me gluhën çë na dhe, si dhe i falej Kastrioti, e gjëria nga rrjedhim na.

Ti çë ruajte gjyshrat t'anë, të mos zbirjen shëjten besë, te ku ndodhen edhe janë, Arbëreshëvet kij kujdes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/11/2021 09:19

O politikare shqiptare! Boll tallet bythen dhe trapin me termin "besa shqiptare". Nje vetvirtyt i paqene, inekzistent dhe fallco jo vetem per rracen e keqe te politikaneve dhe pushtetareve shqiptare, qe nuk kane patur, nuk kane e nuk do te kene kurre, por edhe ata te botes jashte saj. Besa gjithmone ekziston vetem te populli votues dhe taksa-pagues! Psikologjikisht gjithmone theksohet, teklamohet dhe propagandohet diçka qe ose eshte me shume pakice ose nuk ekziston fare. Kjo te ben per te qeshur e per te qare sidomos kur e degjon nga goja e Like Metes dhe e rraces se poshter te politikaneve shqiptare!! Besa e te pabeseve! Morali i te pamoralshmeve! Nderi i te pandershmeve! Ndergjegjia e mashtruesve! Besimi i hajduteve!

Shto koment

Denonco