VIDEO - SYRI TV/ Shembja e banesave te 5 Maji, Rushaj: Qeveria dhe bashkia shkelën ligjin

VIDEO - SYRI TV/ Shembja e banesave te 5 Maji, Rushaj: Qeveria dhe bashkia shkelën ligjin

14:41, 31/10/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike, akuzoi  qeverinë dhe bashkinë e Tiranës se ka shkelur ligjin, duke shembur banesat në zonën e 5 Majit, pa dëmshpërblyer më parë banorët.  Nënkryetari I PD, Alfred Rushaj, deklaroi se qeveria po tallet me 5000 banorët e  kësaj  zone, duke mos u kthyer përgjigje shqetësimit të tyre. 

Nga Syri Tv

Partia Demokratike ka denoncuar  shembjet e banesave në lagjen 5 maji, duke akuzuar qeverinë se ka braktisur banorët, pa u dhënë dëmshpërblim për pronat.  Nënkryetari I Partisë Demokratike, Alfred Rushaj,  akuzoi  qeverinë dhe bashkinë se ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, pasi po prish banesat, pa u dhënë  banorëve demshpërblim paraprak.

Banorët e Zonës së 5 majit, akuzuan qeverinë dhe bashkinë se nuk u kanë dhëne shpjegime për projektin dhe shembjet e banesave, duke hedhur poshtë pretendimet e bashkisë së Tiranës se shumica e tyre,  kanë firmosur  për prishjen e banesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco