VIDEO/ ‘U luta për begatinë e Shqipërisë’, Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe

VIDEO/ ‘U luta për begatinë e Shqipërisë’, Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe

14:13, 31/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe të Shën Thanasit në Romë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit thotë se është kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Postimi i Metes:

I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.

Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco