Rama ankohet se njerëzit marrin rroga kot në ujësjellës/ Aktivisti: Kemi dy vite që të kemi thënë për Mira Kazhanin

Rama ankohet se njerëzit marrin rroga kot në ujësjellës/ Aktivisti: Kemi dy vite që të kemi thënë për Mira Kazhanin

09:51, 31/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u ankua para pak ditësh se abuzimet në ndërmarrjet e ujësjellësave kapin miliona euro.

Si një njeri që sapo ka zbuluar Shqipërinë dhe jo si kryeministri që ka drejtuar vendin për tetë vite, Rama tha se ka njerëz që marrin kot rroga në ujësjellës.

Madje ai tha se paska njerëz që jetojnë jashtë, por marrin rroga në ujësjellës.

Ndërmarrjet e ujësjellësave janë kthyer në çerdhe abuzimesh për nevoja elektorale.

Media ka denoncuar rastin flagrant të punësimit të gazetares Mira Kazhani në ujësjellës. Më vonë u denoncua edhe rasti i punësimit të Zajmina Vasjarit.

"'Ka njerëz që marrin rroga kot në ujësjellës’, tha Rama. 

E dimë o mik. Kemi dy vjet që të themi," ironizon aktivisti Genc Sejko, që pati publikuar skandalin ku Mira Kazhani merrte 830000 lekë në muaj nga ujësjellësi, madje jo si eksperte në fushën e saj.

Kazhani njihet si gazetare proqeveritare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 31/10/2021 12:50

Rama mendere shqyeri Vetem kur gjerat arrijne atje ku smban me kujtohet te thote se ka fajtor dhe keta fajtor nuk kane lidhje me te.Harron se ata fajtor jane zgjedhur prej tij.Poshte Rama poshte rilindja kjo shushunje qe kerkon te shfarrose popullin shqipetar .Poshte Balla poshte ahmetaj poshte spiropali poshte gjiknuri

cuf dabjoni31/10/2021 11:34

pyeteni Ramen se a e di qe per nje gje te tille se presidenti Shirak u denua

Shqiptari31/10/2021 10:38

Deklarata e Edvinit qe "ne ujesjellesa ka njerez militante dhe bythelepires te qeverise" nuk eshte kritike, as denoncim, por eshte nje thirrje qe njerez te tille, patronazhiste, militante rilindas dhe bythelepires te ekraneve dhe gazetarise pro qeverise te shtohen sa me shume neper ujesjellesat, ndermarrjet e pastrimit te bashkive te Shqiperise dhe tek zyrat e KESH dhe OSHEE! Nuk i kercet shume bytha Edvinit per milionat dhe miliardat e eurove te hedhura kot dhe te vjedhura, sepse ato i paguajme ne qytetaret taksapagues te rregullt, ai ka vetem hallin e votave per pushtetin e tij. Pse gjithmone Edvini i Surrelit, abuzon sa i do bytha me buxhetin e shtetit para zgjedhjeve dhe pastaj ben rolin e opozitarit te "eger" dhe vetakuzon dhe i vetdenoncon keto "abuzime" vetem pak muaj pasi ka siguruar 4-vjecarin e radhes??? Por thjesht sa i deklaron publikisht, sepse asnje mase nuk merret, asnje denim nuk ndodh, hic, asgje fareeee, po faree! Gjithmone pas "egersise" se Edvinit ndaj te veteve, ka nje shkelje syri, qe nenkupton: mos e rruani fare, por vazhdoni dhe syte, mendjen, veshet dhe trupin nga votat!!! Me mire po i them vete, se sa t'i thoje Luli apo Doktori ne Foltore!!! Tallje trapi, me pak fjale!!!

Shto koment

Denonco