Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

Strazimiri: Kush tenton të pengojë Kuvendin në 11 dhjetor i hyn një aventure pa kthim

Strazimiri: Kush tenton të pengojë Kuvendin në 11 dhjetor i hyn një aventure pa kthim

19:27, 29/10/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri në një lidhje direkte në studion e Syri Tv, nga qyteti i Lezhës ku ndoqi Foltoren e 13 të ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se "Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në 11 dhjetor sipas procedurave që parashikon statuti dhe këtë nuk e pengon askush". 

Tentativat për ta penguar Kuvendin, tha Strazimiri në intervistën për moderatoren Juli Krisafi, do të ishin aventurë pa kthim. 

Përjashtimet e deputetëve dhe sulmet e fundit ndaj Tomor Alizotit, sipas Strazimirit janë gjueti shtrigash nga ana e PD të cilët kanë marrë praktikat e Partisë së Punës. 

Gjithashtu, ish-deputeti paralajmëroi se Basha dhe Rama po shkojnë drejt bashkëqeverisjes. 

Pjesë nga intervista:

Juli Krisafi: Sali Berisha njoftoi mbledhjen e Kuvendit në 11 dhjetor, por Basha vazhdon ta shpërfillë, cili është skenari, si do të mblidhet Kuvendi?
Gent Strazimiri: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet sipas procedurave që parashikon statuti dhe këtë nuk e ndalon askush. Çdo pengesë do të ishte një aventurë e mëtejshme dhe pakthim sigurisht. Statuti është ligji i demokratëve dhe do të zbatohet në pikë, frymë dhe gërmë. 

Juli Krisafi: A shikoni edhe ju tre rryma në PD, njëra është e Berishës, njëra e Bashës dhe tjetra që duam një PD përtej Berishës dhe Bashës, siç ështa rasti i Tomor Alizotit?
Gent Strazimiri:
Nuk mendoj se janë rryma, por mendime. Dhe të gjitha mendimet në PD do të dëgjohen dhe në fund do t'i nënshtrohen votës, ajo votë që ka qenë lindja e PD, ajo do ta rilindë sërish shpirtin demokrat mbi të njëjtat themele të lirisë, demokracisë dhe besimit në dinjitetin njerëzor dhe zotin. Mendime ka më shumë se këta që përmendët. Foltorja është e hapur për secilin nga mendimet. Unë mund t'iu cilësoj edhe 30 mendime të tjera alternative që kanë dalë në 'Foltore' që të gjitha të vlefshme. 

Juli Krisafi: Keni patur një reagim për rastin e z.Alizoti, ju duket sikur është shpallur armik edhe ai?
Gent Strazimiri:
Ishte një gjë e shëmtuar, sidomos kur vjen e orientuar nga qendra. Është një lloj gjuetie shtrigash që s'ka qenë kurrë e demokratëve, është praktikë e vjetër e Partisë së Punës që as PS nuk e ndjek më.  

Juli Krisafi: Dje ka patur batuta të çuditshme në Kuvend mes Bashës dhe Ramës. Basha ia hidhte dhe Rama ia priste. Deklarata më e fortë e Bashës ishte trekëndëshi i Bermundës, Berisha, Rama, Meta, keni një koment për këtë? 
Gent Strazimiri:
Sigurisht që kam një koment. Është diskutuar shumë, shumë individë, personalitete bashkohen në faktin që ishte një teatër i lajtur keq, ishte një tallje me hallet e popullit, tallje e dyanshme, një lloj tangoje ka thënë Vasili dhe unë bie dakord. Ishte jashtë kohe, jashtë vendit dhe e aktruar keq. Nëse do të bëja humor të zi, këtë krahasim të pavend të Bashës për Sali Berishën me Edi Ramën, apo 'Trekëndëshin e Bermudës', me atë talljen që ishte një meme e gatshme, ai tallet edhe me vetveten, kur thoshte se nuk 'dal në bazë të takoj njerëzit se kam frikë e më vjen gjynah se Sali Berisha do të mbetej vetëm, e njerëzit do të shkonin pas Lulzim Bashës. Kam përshtypjen që jeton në një realitet që e ka ngritur thjesht në mendjen e vet për të refuzuar realitetin që e rrethon.

Juli Krisafi: A mendon se do të ketë së shpejti bashkëqeversje të Bashës me Ramën?
Gent Strazimiri
: Nuk është hera e parë që e them. Gjithçka të çon drejt bashkëqeverisjes, marrëveshjet janë hapi i parë i saj. Ajo që është e vërtetë, është se betejë nuk do të ketë, jo më betejë deri në pikë e gjakut, betejën e 30 viteve për t'i dhënë fund tranzionit. Kartat janë të hapura, kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë e kupton fare mirë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco