Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

VIDEO NGA SYRI TV/ Rënie drastike tek besimi te reforma në drejtësi, publikohen të dhënat e sondazhit

VIDEO NGA SYRI TV/ Rënie drastike tek besimi te reforma në drejtësi, publikohen të dhënat e sondazhit

19:44, 29/10/2021
A+ Aa A-

Besimi i qytetarëve shqiptarë në reformën në drejtësi ka pësuar një rënie drastike.

Sipas një sondazhi të kryer nga Euroneës Albania, 36 % e qytetarëve mendojnë se reforma ka shkuar keq ose shumë keq, ndërkohë që më pak se 1 % mendojnë se ajo ka shkuar shumë mirë.

Këto shifra janë shumë më të ulëta krahasuar me ato të 5 vjetëve më parë, ku 91 % e shqiptarëve besonin te reforma në drejtësi.  

Besueshmëria e qytetarëve shqiptarë për reformën në drejtësi është në zbehje, pasi shumica prej tyre është skeptike për efikasitetin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Sipas një sondazhi të kryer nga Euroneës Albania, gjatë muajit shtator, 1 në 4 persona  ose (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe 1 në 10 persona ose  (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq.

Në total, më shumë se një e treta e shqiptarëve mendojnë që ajo ka shkuar keq ose shumë keq. Ndërkohë, që thuajse asnjë shqiptar nuk mendon se ajo ka shkuar shumë mire, pasi vetëm 0.08 % e tyre mendojnë pozitivisht për reformën në drejtësi.

Është një rënie drastike e besimit të qytetarëve në reformën në drejtësi, pesë vjet pas fillimit të zbatimit të saj.Në 2016-ën, miratimi i reformës në drejtësi u propagandua përmes mbështetjes së madhe të qytetarëve—vrojtimet tregonin se mbi 91% e tyre donin reformimin e sistemit të drejtësisë.

Analizuar sipas prirjeve të votuesve, pakënaqësia më e madhe është midis votuesve të Partisë Demokratike—gati dy të tretat e tyre mendojnë se reforma ka shkuar keq.

Perceptimi i kundërt mbizotëron mes votuesve socialistë: gjysma e tyre (50,3%) mendojnë se reforma ka shkuar mirë dhe vetëm një në dhjetë (11%) se ka shkuar keq. Mes qytetarëve që nuk kanë votuar asnjërën nga palët, një e treta (32,2%) mendojnë që reforma ka shkuar keq dhe më pak se dy në dhjetë (14,5%) prej tyre mendojnë se ka shkuar mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco