Berisha: Prindi 1 dhe prindi 2, platformë për denatyrimin e familjes shqiptare

Berisha: Prindi 1 dhe prindi 2, platformë për denatyrimin e familjes shqiptare

20:21, 28/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashper në lidhje me skandalin e Ministrise së Arsimit për shpërndarjen e formularëve në kopshte, ku prindërit përcaktohen me numra 1 dhe 2.

Sipas tij, kjo është një platformë për denatyrimin e familjes shqiptare/

Ish-kryeministri Berisha e konsideron një akt agresiv në rrafshin e vlerave themelore të individit, familjes dhe shoqërisë shqiptare dhe një përshkallëzim të ri të luftës së egër të Çubrilloviçit shqipfolës kundër qënies sonë kombëtare.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Platforme per denatyrimin e familjes shqiptare!

Miq, Kreu i Meduzes ka urdheruar ndrikullen e tij te arsimit te shperndaje femijeve ne kopshte dhe fillore nje formular ne te cilin ne nje akt amoral godet rend familjen, pirnderit defacto asgjesohen shnderrohen thjesht ne numra 1 dhe 2.

Te shnderrosh prindrit ne numra eshte perpjekje barbare, primitive te zevendesosh vlerat themelore, njerezore dhe hyjnore te familjes dhe ta shkaterrosh e shnderrosh ate ne diçka te pavlere. Ky akt agresiv ne rrafshin e vlerave themelor te individit, familjes dhe shoqerise shenon nje poshterim per prindrit qe jetojne por edhe ata qe prehen ne paqen e perjtshme.

Ky pershkallezim i ri i luftes se eger te Çubrilloviçit shqipfoles kunder qenies sone kombetare vjen pasi ai ka larguar ne 4 vite 530 shqiptar nga Shqiperia.

Ju bej thirrje prinderve te refuzojne me neveri plotesimin e ketij formulari antifamilje qe kerkon ti poshteroje ata para femijeve te tyre duke i shendrruar ne numera dhe tju shpjegojne femijve qellimet djallezore te formularit te Edvin Rames. Une gjithashtu denoj me ashpersine me te madhe politiken çnjerezore te denatyrimit, shnderrimit te prinderve ne numra dhe ftoj shqiptaret te protestojne kunder armikut te qenies se tyre Edvin Kristaq Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco