Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Basha: Do t'i thyej brinjët Berishës. Edhe Ramës e Metës...

Basha: Do t'i thyej brinjët Berishës. Edhe Ramës e Metës...

21:58, 28/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin se shqiptarëve do t’u hapet rruga e zhvillimit dhe integrimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Shqipëria duhet dhe do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga llumi 30-vjeçar i tranzicionit.

Ndërkohë, kreu i PD-së, ka postuar edhe pjesë nga fjala e tij sot në Kuvend, ku ndër të tjera u shpreh se një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien dhe shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite.

Pra që t’i themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit, ku padiskutim maja e llumit je ti, padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e ke peshkuar mirë tetë vitet e shkuara, një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike, që në fund të fundit çfarë janë?!

Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura për të kundërtën. Sakrifica e demokratëve, në emër të shqiptarëve, nuk do të shkojë kot. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë.

Vendosmëria ime është e pakthyeshme!

“Trekëndëshi i Bermudës” i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve, ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien! Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite”, tha Basha sot ne Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/10/2021 09:27

Kush ka lexuar poezinë e Zhyl Vernit “Ndëshkimet e Napoleon Bonapartit”, e kupton mirë që Lulush Basha është ndëshkimi më i madh në jetë i Sali Berishës. Nuk ka më keq se kur ta fut pjella jote për hatër të një copë mizere kineze. Legen komplet, pështymore dentistësh.

Daj Jaku29/10/2021 09:14

Atë lëpirësin që të shkruan këto hartime, këshilloje të bëhet shkrimtar romanesh sportive, kryesisht për sportin e boksit. Ty nuk të shkon kostumi sportiv i Mike Tyson që kërkon të veshësh seose të njohin të gjithë çfarë “trimi” fshihet mbas brilantinës së flokëve dhe maskës së surratit. Ti nuk pate kurajon të përballes me gjyqin e 200 milionë dollarëve të rrugës së kombit, por u mçefe me lloj lloj marifetesh prej skuthi që je, derisa u kaloi afati (parashkrimi) i hetimeve. Ti je llumi i PD që kërkon ta tërheqësh në kënetë mbas interesave të tua, të vjehrrit dhe kunatit.

Daj Jaku29/10/2021 08:15

Drita29/10/2021 08:01

Hahaha, i paska dale gjumi e pa tregon ca ka oa ne enderr ,

Tufi29/10/2021 07:29

Paska ik fare,,,,,,menja bo hatan,,,,,naruaj zot nga keto ,,po me Meten cpate?

Landi29/10/2021 05:35

Uuueeee U nxef ky

Shto koment

Denonco