‘Basha shumë i dobët’/ Nano: Edhe sikur të mos ekzistonte Berisha, ai nuk vjen kurrë në pushtet

‘Basha shumë i dobët’/ Nano: Edhe sikur të mos ekzistonte Berisha, ai nuk vjen kurrë në pushtet

21:32, 28/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori Mustafa Nano, ardhjen në pushtet të Lulzim Bashës e ka konsideruar mision të pamundur.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Nano tha se edhe në rast se Berisha nuk do të ekzistonte fare, Basha nuk ka shans të vijë ndonjëherë në pushtet sepse ndër të tjera, ka edhe “namin e humbësit serial”.

Nano: Unë për Lulzim Bashën kam mendimin që është i dobët dhe është mësuar të ketë gjithmonë një njeri mbi kokë. Jam i bindur që Basha, edhe sikur të mos ekzistonte Berisha, ai ka namin e një humbësi serial, e shoh të pamundur të vijë në pushtet.

Narrativa që e shoh të artikulohet nëpër studio, që ai është vegla e Ramës dhe kunati i tij… Besoj më shumë këtë që tha Shkullaku, ai vepron sepse është në presion, edhe kur ngre zërin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco