VIDEO/ Abdixhiku: Vetëvendosje humbi konsistencën politike, zhgënjeu thellë qytetarët

VIDEO/ Abdixhiku: Vetëvendosje humbi konsistencën politike, zhgënjeu thellë qytetarët

21:21, 28/10/2021
A+ Aa A-

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Abdixhiku thekson se Vetëvendosje ka humbur konsistencën politike, duke shtuar se ka zhgënjyer thellë qytetarët.

“VV ka humbur konsistencën politike, Albin Kurti tjetër premtoi dhe tjetër bëri. Vetëvendoje kështu ka zhgënjyer qytetarët. Kurti ka bërë dëme të parikuperueshme për Kosovën, që nga liberalizimi i vizave. Ai premtoi ulje të çmimeve në Kosovë dhe nuk ndodhi. Në lidhje me Vjosa Osmanin, ajo duhet që të bëjë rolin e presidentes.

Duhet që të kemi pushtete që janë të ekuilibruara dhe jo që janë palë. VV ofroi kandidura që nuk ishin serioze. Ne reformën në drejtësi nuk duam ta bëjmë si Shqipëria, sepse tek ne nuk përshtatet dhe nuk duam të jetë e ndikuar nga pushteti. Në Kosovë drejtësia nuk funksionon ashtu siç duhet. Duhet që në Kosovë të funksionojë drejtësia. Energjia është e interesit nacional e strategjik, por VV e trajtoi vetëm ekonomikisht”, u shpreh Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco