VIDEO/ Vasili zbërthen replikat Rama-Basha: Batuta delikate, në disa momente edhe intime

VIDEO/ Vasili zbërthen replikat Rama-Basha: Batuta delikate, në disa momente edhe intime

20:10, 28/10/2021
A+ Aa A-

Petrit Vasili e ka quajtur debatin Rama-Basha sot në Kuvend, një "tango politike". 

I ftuar në studion e Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Vasili tha se në replikat e Ramës dhe Bashës u vunë re batuta delikate, të karakterit konfidencial dhe në disa momente ato ishin edhe intime. 

Kjo sipas tij tregon se palët kanë afeksion, çka ngre dyshime edhe për një marrëveshje mes kryeministrit dhe kryetarit aktual të PD. 

"Ishin delikate, ishin të karakterit konfidencial dhe shumë të ngrohta në disa momente. Ishin edhe intime. Salla e Parlamentit është e 140 deputetëve dhe jo e dy njerëzve. Nuk është vendi ku zgjidhen hallet qeveritare dhe hallet partiake. Por janë hallet e 2 mln e 800 mijë shqiptarëve, se të tjerët kanë marrë rrugët dhe kanë ikur. Unë e kam quajtur rrumpallë atë Parlament që nuk respekton as një rregull dhe procedurë. Procedura e interpelancës u shndërrua në një logore hallesh qeveritare dhe hallesh partiake, në të njëjtën ditë kur merreshin 700 mln euro, të cilat shkojnë në 2.3 miliardë euro borxh. Insistimi im në sallën e Parlamentit ishte që bëhen 2.3 miliardë euro në vetëm 6 vjet dhe sot shtoheshin edhe 700 mln euro të tjera. Dhe këta sot në Kuvend luanin tango. Një tango shumë pa kripë, shumë e bezdisur, e pavlerë, një tango politike. Përdora jo rastësisht këtë krahasim, sepse tangoja realizohet kur palët kanë një lloj afeksioni", u shpreh Vasili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco