Protestë të dielën/ Biznesi i vogël dhe i mesëm mbyll qepenat për 1 orë

Protestë të dielën/ Biznesi i vogël dhe i mesëm mbyll qepenat për 1 orë

19:55, 28/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e dielë, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, ka bërë të ditur se biznesi i vogël dhe i mesëm, në shenjë proteste do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë.

Në njoftimin e bërë publik, greva do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, njofton Shoqata e Biznesit, vendim i cili u mor nga Bordi Drejtues i saj.

Ftohen të gjithë bizneset, si dhe anëtarët e shoqatës që t’i bashkohen grevës.

Ndërkohë një komunikim për mediat, nga kjo shoqatë, bëjnë me dije se arsyet e kësaj proteste kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë, karburantit, rënies së fuqisë blerëse, korrupsionit, evazionit fiskal dhe situatës së rendit në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco