Këlliçi: Me kartëmonedha 1 $, 2 mld euro arrijnë 219 km lartësi nga toka, gati për satelitët e Ramës

Këlliçi: Me kartëmonedha 1 $, 2 mld euro arrijnë 219 km lartësi nga toka, gati për satelitët e Ramës

19:22, 28/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me projekt-buxhetin e qeverisë, ku parashikohen 2 miliardë euro koncesione.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçit thekson se, ‘po të marim kartmonedha 1 dollarëshe dhe ti mbivendosim, kjo vlerë kap lartësine e 219 km nga sipërfaqja e tokës’.

Sipas tij, këto rekorde shpjegojnë më së miri pasionin e ri të Ramës për satelitët në orbitë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Edi Rama po planifikon qe vitin tjeter te jape koncesione ne vleren 2 miliarde dollare. Po te marim kartmonedha 1 dollareshe dhe ti mbivendosim, kjo vlere kap lartesine e 219 km nga siperfaqja e tokes. Mjaftueshem per te kaluar troposferen e cila eshte shtrese e jashtme e atmosferes. Ne gjatesi me kartmonedha 1$, kjo shume borxhi e Edi Rames shkon ne 312.000 km, mjaftueshem per ti rene rreth e perqark pothuaj 8 here tokes. Keto rekorde mbase shpjegojne me se miri pasionin e ri te Edi Rames per satelitet ne orbite!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco