VIDEO NGA SYRI TV/ Bashkia e Tiranës merr nën kontroll 'Sarajet', pronarët kundërshtojnë vlerën e kompensimit

VIDEO NGA SYRI TV/ Bashkia e Tiranës merr nën kontroll 'Sarajet', pronarët kundërshtojnë vlerën e kompensimit

18:03, 28/10/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës ka marr në administrim Sarajet e Tiranës pas shpronësimit të bërë nga qeveria për ta kthyer në Muze. Por pronarët e godinës kanë kundërshtuar veprimet e bashkisë pasi janë të pakënaqur me vlerën e kompensimit, që sipas tyre është disa herë më e ulët se vlera e tregut.

Pronarët e Sarajeve të Tiranës janë kundër vlerës së kompensimit që qeveria ka vendosur ti shpronësojë. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për të marrë godinën në administrim cka ka sjell edhe irritimin e disa prej pronarëve të kësaj godine. Sarajet e Toptanëve si monument Kulture  kanë kaluar nënë administrimin e Bashkisë TIranë por ky kalim nuk është pritur mirë nga pronarët,  të cilët thonë se vendimet janë marrë pa i konsideruar fare ata.

Një përfaqësi e pronarëve  u konfliktuan verbërisht me Policinë bashkiake që qëndronte në gatishmëri që prej mbrëmjes të së mërkurës,  veprimi që acaroj situatën ishte fakti se punonjësit e bashkisë dispononin çelësat e dyerve të pronës.

“Bëhet kjo sepse kësaj ia kanë vendosur syrin. Ministrja tha se duan që ta bëjnë bibliotekë. Pse duhet që të vijnë këtu e ta bëjnë bibliotekë? Bujrum, e japim me qira. Ne jemi krenar që prona jonë t’i shërbejë Tiranës. Bashkia do që ta marrë, por mos ta marrë me vlerë qesharake. Në gjyq do shihemi e ka për ta parë bashkia e kushdo sesa dëme do na japin ne për këtë që po na bën. Sot jemi të diskriminuar”, deklaroi pronarja.

Në datën 16 gushtë tek Sarajet e Tiranës ra një zjarr i qëllimshëm.  Pas kësaj Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të njohur planin për kalimin e kësaj prone në  zotimin e bashkisë dhe shfrytëzimin e saj si Muze.

Pronarët kanë hedhur dyshime se pas  sarajeve të Tiranës Bashkia do të ndërtojnë pallate duke rezultuar i njëjti skenar si me Sahatin e Tiranës që tashmë qëndron nën hijen një gradaçelë duke sfumuar vlerën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcari31/10/2021 20:22

Tani.radha.ju.ka.ardhur shtepive.private

Korcari31/10/2021 20:21

Epo.mos.e.votonit

Shto koment

Denonco