VIDEO/ Formulari që heq fjalën 'baba' dhe 'nënë', Pano: Provokim i rëndë

VIDEO/ Formulari që heq fjalën 'baba' dhe 'nënë', Pano: Provokim i rëndë

16:48, 28/10/2021
A+ Aa A-

Pastori Akil Pano, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, foli për faktin se në kopshte është dërguar një formular, që heq fjalën “baba” e “nënë”.

Pano thekson se këto fjalë janë provokim shumë i rëndë, duke shtuar se po cenohet baza e familjes.

“Sa di unë, formularët i shpërndan nëpër kopshte Bashkia e Tiranës. Formulari është provokim i rëndë, cënon bazën e familjes. Prindërit duhet të shqetësohen për këto formulare. Termat “baba” e “nënë” janë të tilla në Kushtetutë. Nuk besoj se është një gabim njerëzor. Të bësh të tillë formular nuk është normale. Formulari luan me sentimentin më të lartë.

Jemi në situatën, ku familja po goditet në të gjitha format dhe mënyrat e kam parë në portale zemëratë të madhe, ndaj këtij atentati ndaj familjes. Duhet të kuptojmë se familja është gjë e shenjtë e duhet të ruhet martesa mes një burri e një gruaje, e kujdesi ndaj fëmijëve nga prindërit. Fëmijët nuk duhet të lexojnë të tilla formulime, që janë të deformuara”, u shpreh Pano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco