Gjiknuri përplaset me Bardhin, për inceneratorët dhe ‘shtëpinë në Maltë’: O ti, o unë këtu…

Gjiknuri përplaset me Bardhin, për inceneratorët dhe ‘shtëpinë në Maltë’: O ti, o unë këtu…

15:01, 28/10/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka pasur një debat të ashpër seancën e sotme në parlament, me ish-ministrin e Ekonomisë dhe të Energjitikës Damian Gjiknur për aferën e inceneratorëve.

Bardhi e akuzoi ish-ministrin, se ka kryer dy udhëtime të përbashkëta në Maltë me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, menjëherë pas firmosjes së kontratave të inceneratorëve kur ai ishte ministëri përgjegjës.

Madje ai ka hedhur dyshime, se edhe vetë Gjiknuri ka shtëpi dhe llogari bankare në offshore e Maltës.

 ‘Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve. Përpara se ta thërresë SPAK, i zgjedhuri i Edi Ramës si numri dy i Partisë Socialiste duhet tu japë përgjigje shqiptarëve edhe për disa pyetjeve: Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve.’

Pas kësaj ka ardhur reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, i cili ka pranuar se ka bërë një udhëtim drejt Maltës, por jo dy herë siç pretendon homologu i tij në PD.

Gjiknuri e ka sfiduar Bardhin që të sjellë fakte se ka qenë 2 herë në Maltë, në të kundërt në atë sallë ka vend vetëm për njërin prej tyre.

‘Nuk doja ta merrja fjalën, por dëgjova emrin tim këtu krejt rastësisht. Ju keni një problem, problemin e keni me kontratat e inceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo me personat në fjalë? Se s’po e kuptoj. E dyta, në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike. Ti Gaz aq e ke, maksimumi do rrish te hija e tij, e do harrohesh bashkë me ta. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd mbi shpije. Nëse gjen që unë e kam vizituar atë, vetëm njëherë si ministër, po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë. Nëse gjen dy udhëtime të mija në Maltë, dil këtu e thuaji, ndryshe o unë, o ti në këtë sallë.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi28/10/2021 21:32

O gjiknur, o mavri me boje, ti je kryehajduti I shqiptareve ,kete e dine te gjithe. Shtepine dhe parate e fshehura ne malts do te ti japin me vete tek dy metershi se Kane menduar te ta bejme me te thelle se nuk I nxe parate se bashku me ty ,more zagar qe edhe kur flet te nervozon. Ketu paguhen te gjithe zuzari I rames.Jo se ky bardhi eshte bure,por ketu thote te verteten.

Hajduti i PS..28/10/2021 15:48

O Damian, mire e ke se me nje here nuk quhesh prostitute, ama me dy here je prost me firme...prandaj te dogji.. Ne fund te fundit jeni te gjithe prostituta, çberi njehere apo dy, tre... Pyete dhe Spiropordhen se ta tregon me mire ajo kur quhesh prostitute...

Shto koment

Denonco