Spaho: 'Foltorja' gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, partia kishte nevojë për 'shkundje'

Spaho: 'Foltorja' gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, partia kishte nevojë për 'shkundje'

17:34, 25/10/2021
A+ Aa A-

Deputet i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron se 'Foltorja' e Sali Berishës është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, që sipas tij, kishte nevojë për një “shkundje”.

“Kam përgjegjësitë e mia për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike dhe për këtë arsye nuk kam pranuar post as në Kuvend dhe as në parti. Më janë ofruar dy poste dhe i kam refuzuar. Do të jap kontributin tim si deputet i thjeshtë. Nëse unë kam bërë gabime në të shkuarën, kjo nuk do të thotë se tani nuk duhet të ngre zërin dhe të kërkoj që ai që ka humbur 4 herë radhazi, të japë dorëheqjen. Sepse nuk ka më asnjë pritshmëri dhe strukturat e PD-së e kanë humbur besimin te fitorja tashmë. Mund të them që Foltorja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, të paktën që nga viti 1997. E ka shkundur partinë. Strukturat e partisë janë në depresion politik. Vetëm Sali Berisha mund ta bënte këtë shkundje dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës. Ai mund ta ketë nisur për interesa personale, por kjo i shërben shumë PD-së”, deklaroi Spaho në “Ditari” në A2 CNN.

Deputeti demokrat shtoi se ka ngelur shumë i ofenduar nga fjala “llum” dhe se nuk e pranon as në nivel personal dhe as në nivel partiak.

“Aq më tepër që zoti Basha vjen pikërisht nga qeverisja e Berishës, ka pasur poste ministrash dhe ka qenë kryetar partie. Basha ta ekspozonte më parë këtë “llumin”, meqë ka qenë pjesë e tij”, theksoi Spaho.

Sa i përket thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, Spaho nënvizoi: “Në statut thuhet se Kuvendin Kombëtar e thërret edhe 25% e anëtarësisë dhe 15% e saj përcaktojnë objektin e debatit dhe diskutimeve në të. Kuvendi do të mblidhet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco