Shteti prag falimenti/ Ministrja kërkon kthimin e fondeve të lira nga shkollat, preken pagat e mësuesve

Shteti prag falimenti/ Ministrja kërkon kthimin e fondeve të lira nga shkollat, preken pagat e mësuesve

18:15, 13/10/2021
A+ Aa A-

Financat e shtetit shqiptarë janë realisht në situatë të vështirë, pasi Ministria e Financave, me email-in e fundit që ka nisur për të gjithë shkollat e vendit, i kërkon që të rikthejnë fondet e lira dhe të mbajnë vetëm për dy pagat e radhës për mësuesit.

Denoncimi i publikuar nga Faxweb tregon se kriza ekonomike duket se është më afër seç mendohej.

E-mail i ministres së Financave:

 “Ministria e Financave u kërkon të gjithë institucioneve të arsimit, kthimin pas të të gjithë fondeve të lira (të pagave) . Duke u lënë shkollave vetëm pagesat e mësuesve për muajt tetor dhe nëntor. Pjesa tjetër duhet tu kthehet pas Ministrisë”, thuhet në një denoncim të mbërritur në Fax News.

Sipas ministrisë kjo po bëhet për “disa shërbime prioritare të qeverisë”. Njoftimi me email u ka shkuar të gjitha shkollave duke i pyetur se sa lekë kanë gjendje. Ministria kërkon përgjigje urgjente sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco