Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulmohet Policia e Kosovës në Mitrovicë, Gruda: Ngjarja e motivuar politikisht, situata të zgjidhet me diplomaci

Sulmohet Policia e Kosovës në Mitrovicë, Gruda: Ngjarja e motivuar politikisht, situata të zgjidhet me diplomaci

18:03, 13/10/2021
A+ Aa A-

Profesori në Universitetin e Mitrovicës Përparim Gruda, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites nga moderatorja Armela Ferko, në Syri Tv, foli për aksionin e Policisë së Kosovës sot në veri, ku efektivët kanë kryer arrestime, por edhe janë sulmuar.

Gruda thekson se ngjarja e sotme në Mitrovicë është e motivuar politikisht, duke shtuar se situata ka nevojë që të zgjidhet me diplomaci.

“Ngjarja është e motivuar politikisht. Situata duhet zgjidhur në mënyrë diplomatike. Me qasje shumë radikale nuk ecet përpara. Kurti nuk dialogon për çështje të brendshme. Vuçiç përmes destabilizimit të veriut, do të thotë te ndërkombëtarët se Kosova nuk e zgjidh vetë këtë çështje e do që ta përfshijë Serbinë.

Vuçiç do që të bëjë viktimën. Rakiç ka tentuar që të barazojë aksionin e Policisë së Kosovës në veri me aksionet fashiste të dikurshme. Kjo tregon se Serbia është e interesuar që të ketë destabilitet të situatës në veriun e Kosovës. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe me diplomaci të zgjidhim situatën”, u shpreh Gruda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco