Deklarata e Ahmetaj, PD akuza qeverisë: Kjo krizë korrupsioni i ka themelet në abuzimin e OSSHE me tenderat

Deklarata e Ahmetaj, PD akuza qeverisë: Kjo krizë korrupsioni i ka themelet në abuzimin e OSSHE me tenderat

16:52, 13/10/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Grupit Parlamentar Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia  faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën flet çdo ditë, duke rritur çmimin e energjisë elektrike.

Sipas PD, kjo është një krizë korrupsioni që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Në përgjigje të deklaratave të ministrit Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Agalliu tha se asnjë nuk përmendi se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Ai shprehet se është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Deklarata e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu:

Përshendetje të nderuar qytetarë!

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

Ju faleminderit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco