Kulluri: Shumica e demokratëve mbështet ‘Foltoren’ e Berishës, Basha s’do jetë më kryetar i PD

Kulluri: Shumica e demokratëve mbështet ‘Foltoren’ e Berishës, Basha s’do jetë më kryetar i PD

16:43, 13/10/2021
A+ Aa A-

Edvin Kulluri nga Grupimi për PD-në, në një intervistë për moderatoren Armela Ferko, në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Kulluri thekson se shumica e demokratëve mbështet “Foltoren” e Berishës dhe se Basha nuk do jetë më kryetar i PD-së.

“Të gjitha aksionet e Bashës kanë dështuar.  Basha drejton partinë me metoda komuniste. Berisha e ka percaktuar qartë se ku ndodhet sot PD-ja. Shumica e demokratëve mbështet “Foltoren” e Berishës. PD-së duhet t’i kthehen parimet demokratike. Tezat e Berishës janë të qarta.

Edhe kryetarët e degëve në PD zgjidhen me dhunë nga Basha. Principet demokratike duhet t’i kthehen Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka emëruar të gjithë kryesinë e PDSH-së. Basha nuk do jetë më kryetar i PD-së, sepse shumica e bazës po ndjek Berishën. Basha ka përçarë partinë’, u shpreh Kulluri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco