Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Yuri Kim viziton burgun e Spaçit: Dëshmi e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit

Yuri Kim viziton burgun e Spaçit: Dëshmi e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit

22:32, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA  në Tiranë Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme kampin e burgut të Spaçit. Diplomatja amerikane shkruan se ky vend është dëshmi e qartë e së keqes së komunizmit dhe Enver Hoxhës.

Sipas Kim Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si monument kombëtar shqiptar, në mënyrë që të kujtojmë ata që vuajtën, të nderojmë ata që luftuan dhe të na kujtojë të gjithëve se nuk duhet të lejojmë që kjo lloj e keqe të ndodhë përsëri.

“Unë u bashkova me disa ambasadorë në një vizitë sot në kampin e burgjeve politike në Spaç (“Njësia e Ri-Edukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë, e tmerrshme e së keqes – nuk ka fjalë tjetër përveç “së keqes” – të Enver Hoxhës dhe Komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç për arratisjen në Jugosllavi, na tregoi për brutalitetin e përditshëm të shkaktuar ndaj njerëzve atje: rrahjet, puna e skllevërve, ekspozimi ndaj motit ekstrem, dezinformatat, mbjellja e dyshimeve të ndërsjella, aktet e pamenduara të sadizmit – të gjitha i krijuar për t’i zhveshur njerëzve dinjitetin, logjikën dhe shpresën. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si monument kombëtar shqiptar, në mënyrë që të kujtojmë ata që vuajtën, të nderojmë ata që luftuan dhe të na kujtojë të gjithëve se nuk duhet të lejojmë që kjo lloj e keqe të ndodhë përsëri“, shkruan Yuri Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kimetja dhe Enveri12/10/2021 23:51

Ligesi?! Jo Kimete jo. Quhet kriminalitet dhe Krim kunder njerzimit. Me e buta eshte perversiviteti kriminal politik. Te tjerat jane llafe. Edhe te ambasadores

kadri hasbiu12/10/2021 23:51

prandaj ti kimete perkrah komunistet

Tea12/10/2021 22:56

Zonje, vajzat dhe djemte e krimineleve qe syrgjynosen patriotet shqiptare ne ato burgje po drejtojne sot Shqiperine. Ata qe ti po perkrah pa kushte........Aktet flasin me shume se fjalet zonje...... .

Shto koment

Denonco