Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

VIDEO/ Manjani: Rama personi më i informuar në Shqipëri, e dinte që Thoma Gëllçi do arrestohej

VIDEO/ Manjani: Rama personi më i informuar në Shqipëri, e dinte që Thoma Gëllçi do arrestohej

21:14, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ylli Manjani nuk e beson kryeministrin Edi Rama kur deklaron se nuk dinte asgjë për hetimet e SPAK dhe arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Manjani u shpreh se Rama është njeriu më i informuar në vend, ndërsa shtoi se kur kryeministri thotë që nuk dinte gjë, nuk tregon të vërtetën. 

"Njeriu që di çdo gjë është kryeministri. Njeriu që di çdo gjë, që edhe s'duhet ta dijë, është Edi Rama. Të mos kemi asnjë iluzion, i plas mëlçia atij n.q.s nuk e merr vesh. Mendon se bën PR duke fshehur këtë gjë. Por unë merrem me sistemin, sistemin penal. Nga 6 mijë persona që kemi në burgje, më shumë se gjysma janë të paraburgosur, janë pa një vendim përfundimtar në burg. Shteti ka 1 mijë e një mekanizma të tjerë, ka gjoba, ka dënime alternative, ka pafund. Është më efektive t'i thuash 30 ditë burg, se sa ta kërcënosh me 5 vite burg, sepse ai 30 ditëshi të dhemb shumë. Plus ka shumë vepra të tjera. Një të pasuri merri pasurinë, jo ta futësh në burg. I ka bërë dëm shoqërisë, dëmi është pasuria", tha Manjani.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco