Edmond Spaho: Lul boll me dëbime, nis me internime dhe pushkatime!

Edmond Spaho: Lul boll me dëbime, nis me internime dhe pushkatime!

10:29, 12/10/2021
A+ Aa A-

Një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, i cili është pozicionuar së fundmi hapur pro lëvizjes “Foltorja” të iniciuar nga Sali Berisha, ka bërë një reagim cinik ndaj shkarkimit të Flamur Nokës prej Lulzim Bashës.

Spaho në faqen e tij në Facebook, i bën thirrje Lulzim Bashës që të ndalet me shkarkime e të fillojë me internime, e pastaj mund të nis edhe me pushkatime, njësoj si Enver Hoxha. Gjithsesi sipas deputetit të Korçës, Luli nuk e bën dot Enverin, sepse është shumë qesharak dhe i mjerë.

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani.  Bjeru deputetëve si në '45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, ka shkruar Spaho sot.

Kujtojmë se mbrëmë natën vonë, Lulzim Basha, pa mbledhur asnjë forum, mori vendimin personal, për të shkarkuar nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në parlament Flamur Nokën dhe e paralajmëroi njëkohësisht, për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së. Noka së fundmi, përveçse ka qenë mjaft aktive me “Foltorja”, ka qenë edhe një zë i fortë kundër kryetarit Bashan në mbledhjet e kryesisë së partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari 11 tetor 202112/10/2021 11:16

Z. SPAHO, BENI KUJDES ME LUL BASHEN. ËSHTË I PA PARISHIKUSHËM DHE HAKMARËS, MENYRA SESI VEPROI PER PERJASHTIMIN E Z. NOKA. E KENI "GJARPRIN" BRENDA PD , PRANDAJ SA ME PARE MBLIDHNI KONGRESIN DHE VENDOSINI PIKAT MBI "I" KETIJ FRIKACAKU TE PD QE SHKELI SOVRANITETIN E PD DHE MORI NJE VENDIM TE PA DREJTE NDAJ LIDERIT HISTORIK TE PD, DOKTOR BERISHES. TURP TE KETE , POR FUNDI U TIJ DO TË JETE I AFERT..

Shto koment

Denonco