Protestë për rritjen e çmimeve, Meksi: Secili të dalë për interesin e vet, kriza që do na kapë e frikshme

Protestë për rritjen e çmimeve, Meksi: Secili të dalë për interesin e vet, kriza që do na kapë e frikshme

17:46, 04/10/2021
A+ Aa A-

Aktivisti dhe avokati i njohur, Redon Meksi, në një intervistë në Syri TV në Edicionin e Pasdites me modetoren Armela Ferko, foli për protestën që pritet të mbahet për rritjen e çmimeve.

Meksi thekson se secili duhet të dalë në protestë për interesin e tij, duke shtuar se kriza që pritet të mbërrijë është e frikshme.

“Unë do të dal në protestë personalisht. Kriza që do kapë Shqipërinë është e frikshme. Duhet reagim, për të vënë qeverinë në presion, për të kuptuar se po gabon, se edhe më përpara kemi pasur çmimet më të larta në rajon e deri në botë.

Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në vende të BE-së. I bie që pensionistët nuk do ngrohen, nuk do hanë si duhet. Kriza nuk duket ndërkombëtare, mjafton që qeveria të ndalë PPP-të dhe gjithçka rregullohet. Këta e dinë se ne nuk reagojmë, rrimë me para borxhe, nuk ushqejmë si duhet fëminët etj, e në fund të fundit ne jemi sovrani, jo ai”, u shpreh Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco