'Pandora Papers' trondit botën/ Edhe një politikan shqiptar dhe 13 kompani të lidhura me Shqipërinë në listë

'Pandora Papers' trondit botën/ Edhe një politikan shqiptar dhe 13 kompani të lidhura me Shqipërinë në listë

21:07, 03/10/2021
A+ Aa A-

Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarësh investigativë ka tronditur liderët botërorë. Mes 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.

Por ende nuk dihet se cili është emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Njerëzit e fuqishëm me pushtet fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx03/10/2021 21:11

Si duket nuk i le sorra te publikoher emri i politikanit shqipetar

Shto koment

Denonco