FOTO/ Presidenti Meta ngushëllon Pirro Dhimën për vdekjen e së ëmës

FOTO/ Presidenti Meta ngushëllon Pirro Dhimën për vdekjen e së ëmës

20:46, 02/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar ish-peshëngritësin dhe kampionin olimpik me Greqinë, Pirro Dhimën, për humbjen e nënës së tij në Himarë.

Meta thotë se ka komunikuar vetë sot me Dhimën dhe nëpërmjet tij ka përcjellë mesazhin ngushëllues për gjithë familjen.

Image

Ai nga ana tjetër thekson se Lefteri Dhima mund të jetonte kudo, por kishte zgjedhur Himarën e mrekullueshme.

Postimi i Presidentit Meta

Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima.

Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco