Syri Tv/ Fondet e BE-së, Shqipëria mbetet jashtë, përfitojnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Syri Tv/ Fondet e BE-së, Shqipëria mbetet jashtë, përfitojnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut

20:09, 02/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës në kuadër të projektit Koridori I X. Por nga ky investim strategjik përfitojnë 5 vende, ndërsa ajo që vihet re është se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të Ballkanit Perëndimor nuk përfitojnë. 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç përcjelljes së mesazheve politike, mori pjesë në ceremoninë që shënonte fillimin e punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës në kuadër të projektit Korridori i X. Kjo ceremoni u zhvillua në Nish, në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.

Vetë Komisioni Europian ka konfirmuar se nga ky investim strategjik, përfitojnë Serbia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut teksa njoftimin e ilustron me një foto të Presidentes së Komisionit Ursula Vond der Leyen me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. 

Image

Ajo që vihet re është se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të Ballkanit Perëndimor, nuk përfitojnë nga ky plan - ekonomik i Bashkimit Europian.

Plani Ekonomik dhe i Investimeve i BE-së parashikon deri në 28 miliardë euro investime, në grante, hua dhe garanci, për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor per rimëkëmbjen pas COVID-19 dhe për konvergjencën e tyre me BE.

Siç deklaroi pak muaj më parë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ky plan nxit integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord të çojnë përpara Tregun e Përbashkët Rajonal gjatë Samitit te Procesit të Berlinit që u zhvillua në Sofje vitin e kaluar.

Por iniciativa paralele e Open Balkan, pjesë e të cilës janë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka ndarë më dysh vendet e Ballkanit Perëndimor, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, që kane refuzuar publikisht t'i bashkohen kësaj nisme. 

Në një kohë që kryeministri Edi Rama prej kohësh ka vënë në shënjestër të sulmeve të tij Bashkimin Europian, Shqipëria aktualisht ka mbetur jashtë hartës së investimeve strategjike me fondet e Brukselit zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t03/10/2021 07:14

Ska nevoje per fondet e be rilindja se i ka me shumice paratë e pista qe pastron

Genc03/10/2021 00:13

Qe te marresh fonde duhet te dish te kesh projekte dhe duhet te dish te aplikosh per projekte

Shqiptari02/10/2021 22:08

Une e kam thene 10 here me gjithe kete qe po e perseris sot!!! Askush ne BE dhe SHBA nuk e rruajne per Shqiperine e satrapit te sulltanatit te Surrelit!! Ata vijne ketu dhe tallin bythen me deklarata qesharake me plotesimin e te gjithe kushteve te vendosura nga BE per hapjen e negociatave, per berjen me sukses te detyrave te shtepise, per "sukseset" e papara ne ekonomi dhe ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, arritjet e "papara" te reformes ne drejtesise, ku akoma nuk eshte kapur asnje cironke pa lere peshqit apo peshkaqenet e medhenj!! Pra deklarata te tila talje bythe te ketyre permasave "qesharake"!! Nga ana tjeter SHBA, BE dhe Turqia vezet i bejne ne Serbi, Mal te Zi, Maqedonine e Veriut dhe ne Bosnje-Hercegovine, ndersa glasat i bejne ne Shqiperi dhe ne Kosove!!! Te tjeret marrin investime ndersa ne Shqiperi te medhenjte e Botes, Evropes dhe Turqise vijne bejne glasen, dhjesin, permjerin dhe ikin!

Daj Jaku02/10/2021 22:05

Sa të kemi E Dramën komandant edhe bar do të hamë (e tha edhe Kimetja) por nuk do të dorëzohemi , dmth do ikim të gjithë përderisa nuk vendosim të ngrihemi e ta shporrim.

Shto koment

Denonco