Poshtërsi, kriminale të përdorësh holokaustin për axhendën anti-Vax

Poshtërsi, kriminale të përdorësh holokaustin për axhendën anti-Vax

07:57, 02/10/2021
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho

Qarkullon prej muajsh tashmë koncepti i "diktaturës shëndetësore", i cili sipas promovuesve të tij ngjan me diktaturën hitleriane.

Anti-Vax-ët po krahasohen me hebrejtë dhe parashikohet kushedi se çfarë kataklizme që u është taksur atyre nga "kriminelët" bluzëbardhë!

Së pari, të përdorësh një nga ngjarjet më të errëta dhe më të dhimbshme të historisë së njerëzimit për të promovuar agjendën anti-Vax është jo vetëm poshtërsi, por mund të jetë edhe kriminale.

Krimet që konceptoi dhe zbatoi një kriminel i sëmurë mendor nuk mund të krahasohen në asnjë pikë me masat që bazohen tek rekomandimet e shkencëtarëve, institucioneve demokratike dhe që janë të orientuara nga gjetjet e studimeve shkencore.

Sot një qytetari europian i kërkohet të zgjedhë midis vaksinës dhe testimit për të provuar se ai është kontributor në uljen e rrezikut që vjen prej COVID-it.

Ata dhjetëra milionë europianë të përgjegjshëm që janë sot të vaksinuar ose të shëruar kanë plotësisht të drejtë të ndihen më të sigurt në tren, në bar, në restorant apo në palestër. Ata e kanë dhënë kontributin e tyre në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik dhe kanë të drejtë t'i kërkojnë shoqërisë t'i mbrojë!

Kështu funksionon një demokraci.

Kush nuk dëshiron të vaksinohet, le të testohet Kush refuzon kategorikisht pasaportën e gjelbër, nuk ka asnjë të drejtë të ekspozojë të tjerët ndaj një rreziku!

Në një shoqëri të lirë, liria jote përfundon aty ku nis liria ime!

Dhe kjo është pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në holokaust!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari05/10/2021 20:22

O Zotni Dasho, Qenkeni rrace diktatoresh; perpiquni te mos na dilni perpara me keto mend

Arber02/10/2021 16:43

A mund ti bej nje koment ketij b...q... O rri ne gjermani e mshoi vendit ose mbyll halen e mos fol me per ne o legen se e dime vete cbejme. E mos na permend lirite, se ku fillon e imja e ku mbaron e tjetrit

Shqiptari02/10/2021 11:54

HOLOKAUSTET JANE KARAKTERISTIKAT KRYESORE TE DY REGJIMEVE TE NGJASHME REGJIMIT NAZI-FASHIST DHE ATIJ KRIMINALO-KOMUNIST!! TE DY REGJIMET SIMBOLE TE SHKELJEVE ME KRIMINALE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT, KRIMEVE KUNDER NJEREZIMIT DHE DENIMEVE DHE NDESHKIMEVE PA GJYQ!! VAKSINIMI ME DETYRIM SOT ESHTE NJE DERIVAT MODERN I SHEMTUAR I HOLOKAUSTIT NAZI-FASHISTO-KOMUNIST DHE NJE SHKELJE E RENDE E TE DREJTAVE TE NJERIUT!!! ME E KEQJA DHE ME KRIMINALJA SOT ESHTE SE KETE HOLOKAUST NUK E FRYMEZOJNE QEVERITE POR PIKERISHT ATA QE JANE BETUAR ME FRAZAT E HIPOKRATIT PER TE SHPETUAR JETE NJEREZISH!!!

Mondi02/10/2021 11:12

Eshte hera e dyte qe po te drejtohem o QEROS dhe TRUSHPLARE. Je budalla apo je i shitur ? Jam i sigurte qe eshte kjo e dyta. Si nuk te vjen TUIRP. Per sa je blere ? Duhet ta dish mjaft mire se edhe te vaksinuarit e perhapin te ashtuquajturin covid 19. Kush eshte me i rrezikshem per perhapjen e virusit 1 person i pavaksinuar qe futet ne kinema apo kafene apo nje stadium i mbushur plot me persona te vaksinuar (por qe mund te kete mijera persona te infektuar qe e perhapin po ashtu virusin ? Nqs ke sadopak respekt per mbylle HALEN dhe mos fol. LEXO O TRUSHPLARE se ka me mijera mjek shume me te afte se ty qe kete eksperiment gjenetik quajne KRIM KUNDER NJEREZIMIT.

Labi02/10/2021 09:37

Poshtersi akoma më e madhe nga ana e qeveris e cila i detyron njerzit që,O të bejn vaksinen,o humbasin punen

Shto koment

Denonco