E quajti Kurtin budalla/ Kryeministri i përgjigjet Vulinit: Ke qenë zëdhënës i gruas së Millosheviçit

E quajti Kurtin budalla/ Kryeministri i përgjigjet Vulinit: Ke qenë zëdhënës i gruas së Millosheviçit

17:28, 25/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ministrit të brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se ‘për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla ( duke nënkuptuar Kurtin), ai ndodhet në Prishtinë’.

Në një dalje për mediat, Kurti tha se Vulin ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviqit.

Madje theksoi se Vulin i përket atyre zyrtarëve që Millosheviqin e konsideronte si jo të mjaftueshëm radikal.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veq me neve, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së MIllosheviqit që aso kohe është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviqi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe çka thotë kur thotë atë që ju e parafrazuat”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco