Alibeaj nxjerr dokumentet: Rama bleu votat me kriminelë për pushtetin e miqve të tij

Alibeaj nxjerr dokumentet: Rama bleu votat me kriminelë për pushtetin e miqve të tij

16:17, 23/09/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar dokumentet, ku sipas tij, tregohet se Rama ka blerë votat me kriminelë.

Alibeaj thekson se Rama bleu votat e zgjedhjeve të 25 prillit, për të ndarë pushtetin me miqtë e tij.

Postimi i Enkelejd Alibeaj:

Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar.

Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror.

Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare.

Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve.

Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali23/09/2021 20:13

O gomari I rjepur dhe fytyre palare qe vjen era kerme, zhduku nga PD se ti je keric I gomarices lulzime. Na turperuat shqiperine o gomeret e pedese, po me ju nuk shkohet ne WC , vetem poqe se do tju fusim koken Brenda saje o laramanet e fierit dhe tiranes. Fare hibrite e qelbur dhe e perzier me pesticide te skaduara. Vazhdon berisha ,largoi njehere e mire keto pushta e Putana nga e djathta shqiptare.

Shqiptari23/09/2021 17:25

O koqeeee! Akoma nuk e ke marr vesh ti qe zgjedhjet u pranuan, u njohen e u çertifikuan nga e gjithe bota, nga Likja, nga Basha, nga ty e nga Kimetja???? Ju i pranuat ato e hyte ne parlament! Kujt i duhen tani keto "denoncime"?

Shaba23/09/2021 17:20

Po kujt po ja tregon keto fakte ky koqe? Ato fakte ish-kolegu yt, "ish-demokrati" i flakte, ish-ministri e zv/kryeministri i demokrateve, Rusmaili, i pshurri dhe i dhjeu publikisht me mut!!! Tani hani edhe ju ndonje kazan me mut, nga gjirizi i Surrelit!

Shqiptari23/09/2021 17:11

Kot qe e thua o bashist! Vjedhja e votave per sorosianet dhe amerikanet sot, nuk perben veper penale, as cenim i rende i demokracise, e nuk te ben anti-amerikan, por perkundrazi kush vjedh vota, kush e mban pushtetin me dhune, kush qeveris si Ashraf Ghan ne Afganistan, eshte pro-amerikan, e do fort Yuri Kim e Blinken! Ndersa kush e denoncon kete krim dhe kete narko-qeveri kriminale, shpallet non-grata dhe anti-amerikan i terbuar!!! Si guxon ti bashist i vogel qe del kunder deklarates se DASH e Kimetes, e merr guximin dhe denoncon keto zgjedhje kaq te mira, kaq te lira e pro-amerikane???!! Si guxon te na armiqesosh me SHBA sorosiane??!!! A te ka dhene leje Rama per kete? Nuk ke frike se mund te shpallesh non-grata per agjitacion e propagande kunder alences soros-rilindje, e te shpallesh perseri kulak, si dikur?!!!

Shto koment

Denonco