Reciprociteti i targave, Aliaj: Veprim i drejtë i Kosovës, s’ka lidhje me zgjedhjet lokale

Reciprociteti i targave, Aliaj: Veprim i drejtë i Kosovës, s’ka lidhje me zgjedhjet lokale

18:21, 22/09/2021
A+ Aa A-

Eksperti i Çështjeve Politike, Rasim Aliaj, në një intervistë me Skype në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin për targat, që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Aliaj thekson se Kosova ka vepruar drejt, duke shtuar se ky veprim nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen.

“Reciprociteti është gjëja e duhur që ka bërë Kosova. Reciprociteti shtrin sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Reciprociteti nuk është një vendim që lidhet me ndonjë efekt në zgjedhjet lokale. Reciprociteti është edhe akt ligjshmërie”, u shpreh Aliaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco