‘250 nxënës mungojnë në bankat e shkollës’/ Bushati: Kryeministri i Shpopullimit nuk ka veshë të dëgjojë

‘250 nxënës mungojnë në bankat e shkollës’/ Bushati: Kryeministri i Shpopullimit nuk ka veshë të dëgjojë

18:01, 22/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Helidon Bushati ka reaguar ndaj një tjetër rekordi negativ social për qytetin e Shkodrës, ku këtë vit të ri shkollor do mungojnë 250 nxënës.

‘Kryeministri i Shpopullimit nuk ka veshë të dëgjojë. Emigrimi i familjeve shkodrane, varfëria dhe shpopullimi është e vetmja ofertë e tij. Prindër me fëmijë që detyrohen ta braktisin Shkodrën sepse Edi Rama e ka kthyer jetesën në pamundësi’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Një tjerër rekord negativ për Shkodrën, një tjetër plagë e brengë sociale.

Në bankat e shkollave fillore të Shkodrës sot mungojnë 250 nxënës. Kryeministri i Shpopullimit nuk ka veshë të dëgjojë. Emigrimi i familjeve shkodrane, varfëria dhe shpopullimi është e vetmja ofertë e tij. Prindër me fëmijë që detyrohen ta braktisin Shkodrën sepse Edi Rama e ka kthyer jetesën në pamundësi.

Dhe këtë politikë të lakut në fyt po e mban barrë mbi shpinë e ardhmja e fëmijëve tanë. Largimi i kësaj të keqe orë dhe më parë, nuk është zgjedhje, as bindje. Jo! Është mision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco