‘Basha premtoi referendume për shqiptarët, por ua hoqi demokratëve’

‘Basha premtoi referendume për shqiptarët, por ua hoqi demokratëve’

10:17, 21/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, pasi sulmoi bazën e PD-së si anti-amerikane, deklaroi dje se nuk do u japë atyre të drejtën që të shprehen me votë.

Por në mënyrë paradoksale, ai kishte premtuar në fushatë se shqiptarët do kishin mundësi që të shprehen me referendum për çështje të ndryshme.

“Ai që në fushata elektorale ju ka premtuar shqiptareve mundësinë e referendumeve, po ky kryetar ua ka heq këtë mundësi anëtareve të Partisë Demokratike!

Zhgënjim i madh!” shkruan profesori Enver Bytyçi.

“E mbani mend kur thoshte: “Unë e futa Shqipërinë në NATO, unë liberalizova vizat”?!

Paska pasur si qëllim t’i shpallë të tjerët si anti-amerikanë!

Vetëm Rama e Basha qenkan “amerikanët” e Shqipërisë!” thekson studiuesi i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco