Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Rama e quan presidentin Macron ‘gënjeshtar’, BE-në  ‘turp’ dhe pranon se afganët do rrinë këtu

Rama e quan presidentin Macron ‘gënjeshtar’, BE-në ‘turp’ dhe pranon se afganët do rrinë këtu

13:58, 20/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median e madhe franceze ‘Liberation’, ka zbuluar se një pjesë e afganëve që fillimisht u akomoduan përkohësisht në vendin tonë, do të qëndrojnë përgjithmonë këtu. Gjithashti ai ka përgënjeshtruar presidentin francez Emanuel Macron dhe nuk ka nguruar që të sulmojë vendet e

I pyetur nga korespondenti i të përditshmes ‘Liberation’ në Tiranë, Luis Seiller, për deklaratën e Macron se Shqipëria do të paguhet për pranimin e refugjatëve afganë, Rama është përgjigjur ftohtë: ‘Kjo është e pavërtetë’.

Ai ka shpjeguar, se një pjesë e afganëve që kanë mbërritur kanë punuar në vendin e tyre për organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se janë ato që mbulojnë shpenzimet e tyre, por pa i dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

Kryeministri Shqiptar ka pohuar në intervistë se SHBA-të i kanë propozuar Tiranës zyrtare financim për ngritjen e kampeve të refugjatëve, por se kjo gjë nuk është pranuar nga qeveria Shqiptare. ‘Sepse kampet janë dehumanizuese dhe krijojnë probleme me popullsinë’, ka thënë ai.

Edi Rama ka pranuar gjithashtu se Shqipëria po përpunon një plan për integrimin e tyre në shoqëri, duke filluar që me fëmijët. Ai ka shtuara se jo të gjithëve do tu jepet viza për të shkuar në SHBA dhe disa prej tyre do të mbeten gjithmonë në vend.

‘Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë ti integrojmë në sistemin tonë mediatik’, zbuloi Rama.

Nuk kanë munguar në këtë intervistë as kritikat për Europën, e cila sipas Ramës ka rënë peng e ksenofobisë dhe se etërit e saj themelues, do kishin pasur turp po në se do ta shihnin sot.

Shkrimi i 'Liberation'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baristi20/09/2021 16:19

Duket se nuk e zë gjumi sepse tavanin e pasurisë dhe dëfrimeve pa fre e kapi. Si ngelet gjë tjetër para se të ikë në planetin Mars, veçse ta bëjë kokteil gjakun tonë origjinal. Kozmopolit sureal në një vend ku shumicës i dëgjohet rënkimi nga hallet dhe akoma më shumë do i dëgjohet sapo të aprovohen paketat e rritjes së taksave që i kanë gati në zyrtar.,

Daj Jaku20/09/2021 14:56

O tempora o mores…Si nuk i vjen turp kryetarit të halesë të shajë e përbuzë parajsat e demokracisë? Diagnoza e Sigmund Freud, babait të psikollogjisë moderne: “Mungesa e plotë e turpit është sintoma e çmëndurisë totale”. Për edvinin e ka përcaktuar Doktor Vokopola i Durrësit që kur ishte fëmijë 5 vjeç.

Daj Jaku20/09/2021 14:54

O tempora o mores…Si nuk i vjen turp kryetarit të halesë të shajë e përbuzë parajsat e demokracisë? Diagnoza e Sigmund Freud, babait të psikollogjisë moderne: “Mungesa e plotë e turpit është sintoma e çmëndurisë totale”. Për edvinin e ka përcaktuar Doktor Vokopola i Durrësit që kur ishte fëmijë 5 vjeç.

Shqiptari20/09/2021 14:47

PO PSE GAZETARI NUK I BËRI KËTË PYETJE RAMËS: NËSE PËR ATA AFGANË TË GJITHA SHPENZIMET I PAGUAJNË SHOQATAT, OJQ DHE KOMPANITË PRIVATE KU KANË PUNUAR, ATËHERË KU ËSHTË AJO BUJARIA DHE MIKËPRITJA E MADHE SHQIPTARE, QË REKLAMOI RAMA NË TË GJITHË MEDIAT E BOTËS DHE SAMITET E EVROPËS??? BUJARI DHE MIKËPRITJE QUHET KUR E PRET "MIKUN" OSE "UDHËTARIN" ME PARATË E BOTËS??!!!! AS NDONJË NGA AVIONËT "AIR ALBANIA" NUK DËRGOI PËR TË MARRË REFUGJATËT SOROSIAN AFGANË, POR JA SOLLËN DHE IA PLASËN TEK DERA E SHTËPISË!!! APO POTURRET PLOT DHE PORDHËT SHTATË!!!! KY GUXON DHE THOTË PRESIEDENTI MACRON GËNJEN, SIKUR E KA THËNË GAZMEND BARDHI APO SHOKU I OLSIT, ALFRED RUSHAJ!!!

Shto koment

Denonco