Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Basha: Berisha nuk do jetë pjesë e grupit të PD deri në zbardhjen e plotë të çështjes

Basha: Berisha nuk do jetë pjesë e grupit të PD deri në zbardhjen e plotë të çështjes

20:11, 09/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një video-njoftim për median se Sali Berisha nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar të PD deri në zbardhjen e plotë të çështjes së tij dhe deri në daljen e një vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri.

"Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. 

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës. 

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik. 

Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo. 

Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike," tha Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi09/09/2021 21:29

Per redaksine ! Kur shkruaja ne mesazhe se Lulushi eshte kelysh i Sorros-it dhe ortak i Rames ju nuk i botonit ato. TURP.

t09/09/2021 20:57

Prap as mish as peshk.Berishen do e gjykoje koha,ka mekate nuk diskutohet,por sot nuk i takon kjo qe i ben plehrat sorosiane rame,kim,blinken. L.B.ik me mirr ti se me ty nuk ben hajer pd.Leja vendin berishes dhe sikterosu nga pd

lushingabarbullushi09/09/2021 20:57

Frigacak!

Shto koment

Denonco