Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

FOTO/ Koka e trafikut të kokainës në Gjermani, patronazhist i PS-së, bleu vota për Ramën

FOTO/ Koka e trafikut të kokainës në Gjermani, patronazhist i PS-së, bleu vota për Ramën

13:28, 21/06/2021
A+ Aa A-

Sekretari  i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar faktin se, Ndriçim Harka, punonjës i Bashkisë së Tiranës në sektorin e zjarrfikësve është edhe një nga patronazhistët e PS-së.

‘ Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi’, shkruan Bardhi në një reagim të tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.

Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë.

Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/06/2021 13:38

KËTO INFORMACIONEVE DËRGOJANI ZNJ. KIMETE, Z. BLINKEN, Z. SORECA, ZNJ. MERKEL, ZNJ. URSULA VON LEYEN, AMBASADAVE TË HOLANDËS, UK, OSBE, FRANCËS. ATA LE TË JAPIN PËRGJIGJE SE SA TË "MIRA", TË PRANUESHME, DEMOKRATIKE, TË LIRA, TË DREJTA DHE TË RREGULLTA DO TË KONSIDEROHESHIN ZGJEDHJE SI ATO TË 25 PRILLIT NËPËR VENDET E TYRE!!! LE TA THONË ATA VETË FJALËN E TYRE TË TURPIT!!!

Shto koment

Denonco