'Po tentohet tërheqja e padisë në Kushtetuese për zgjedhjet lokale'

'Po tentohet tërheqja e padisë në Kushtetuese për zgjedhjet lokale'

09:30, 25/05/2021
A+ Aa A-

Analisti Afrim Krasniqi tha në Absolut 4 në A2CNN se këtë të hënë ka ndodhur një zhvillim, i cili sipas tij, mund të përfundojë me tërheqjen e padisë për zgjedhjet lokale nga Gjykata Kushtetuese.

Ai bëri të ditur se po tentohet të ndryshohen drejtuesit e shoqatës së bashkive në mënyrë që të tërhiqet padia për zgjedhjet e 2019-ës.

“Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ka disa detaje të vogla që janë shqetësuese. Sot, shoqata e bashkive ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin në zgjedhjet lokale dhe kryetarët e të majtës në bashki të caktuara kanë marrë një nismë të çuditshme. Ata kanë mbledhur kryetarët e bashkive dhe kanë shkarkuar drejtuesit në mënyrë që të zgjedhin dikë dhe të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe të tërheqë padinë.

Skena të tilla kaq të padenja dhe fyese… është e papranueshme. Ne e kemi pranuar që kemi dy shoqata dhe sot kryetarët e majtë janë mbledhur për të shkarkuar kryetarin e djathtë".

"Nëse kjo është vijë zyrtare dhe nëse vërtetë ky akt përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqjen e padisë dhe ndryshimin e pozicionit, atëherë ky vend ka prekur fundin. Kur prek fundin nuk ka rëndësi se kush është president apo kryeministër as kryetar i Kushtetueses. A ka në këtë vend njerëz që kanë kurajë, qytetari, që mund të shpëtojnë nga këta njerëz? Nëse akti i sotëm përfundon në Gjykatën Kushtetuese me tërheqje të palës që ka bërë padinë, atëherë mbyllet automatikisht çështja”, u shpreh Afrim Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skendo25/05/2021 12:04

Mire PS po PD cfare ben ? Si duket Bashes nuk i intereson kthimi i zgjedhjeve lokale., Ka frike se do humbe perseri ( ne qoftese zgjidhet perseri kryetar i PD ) dhe do i kerkojne perseri doreheqjen . Cfare behet ne kete vend me popull dele dhe udheheqes partish qe gozhdojne bythen me karriken e kryatarit.? Lum si ne !

Shto koment

Denonco