Gazetari Artan Hoxha reagoi pas lajmit se SPAK do nisë verifikimet për skandalin e legalizimeve.
Hoxha publikoi audion ku dëgjohet kreu i Kadastrës, Artan Lame teksa jep udhëzimet e Edi Ramës për të mbajtur varur procesin e legalizimit për arsye politike.
Hoxha shkruan se ai është mësuar me vizitat te SPAK.
Statusi i Artan Hoxhës
Epo mire, ia kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut.
Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis...
Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni.
Nuk kam “humbur” me deshire....
Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona...
Por ç’do e keqe e ka nje te mire. Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda...
Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.
Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi.
Jeta vazhdon...
© SYRI.net