Pezullimi i fluturimeve: Policia shoqëron 9 kontrollorë ajrorë, hetim për shpërdorim detyre

Pezullimi i fluturimeve: Policia shoqëron 9 kontrollorë ajrorë, hetim për shpërdorim detyre

07:50, 08/04/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka shoqëruar nëntë kontrollorë ajrorë gjatë natës për shkak të protestës së tyre, që çoi në pezullimin e fluturimeve nga aeroporti “Nënë Tereza” ditën e djeshme.

Sipas burimeve, janë shoqëruar Rei Katroshi, Flora Ndreca, Sokol Kosta, Mohnir Mezini, Armando Fezga, Elton Shabani e të tjerë.

Qeveria vendosi ta marrë nën kontroll me forca ushtarake dhe policore, kullën e kontrollit ajror dhe të largojë prej andej kontrollorët që protestonin, duke argumentuar se ata e kanë braktisur detyrën edhe spe qendronin në ato ambiente dhe se objekti ishte strategjik i rëndësisë së veçantë.

Kësisoj, një pjesë kontrollorëve të shoqëruar janë marrë nga ambientet e punës nga Policia, kurse një pjesë tjetër i është përgjigjur njoftimit me telefon që iu është bërë për t'u pyetur për rastin.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë njoftohet se ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficereve të Policisë Gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Janë afro 65 kontrollorë ajrorë që kanë ndërprerë punën ditën e djeshme për shkak të uljes së pagave dhe mosrespektimit të Kodit të Punës.

Tentativat për zgjidhjen e problemeve të tyre me Ministrinë e Infrastrukturës kishin nisur prej muajsh dhe nuk kishin marrë rrugë derisa dje ministrja Belinda Balluku dhe Kryeministri më pas i konsideruan kërkesat si të nxitura politikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco