Basha: 110 milionë euro do t’u kushtojë shqiptarëve, lufta personale e Ramës me Becchettin!

Basha: 110 milionë euro do t’u kushtojë shqiptarëve, lufta personale e Ramës me Becchettin!

08:39, 03/04/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-sëm, Lulzim Basha, deklaroi sot se Shqipëria do të duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian Francesko Becchetti vetëm për shkak të luftës personale që ndezi ndaj tij kryeministrit Edi Rama.

Kur kanë mbetur vetëm 21 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit, Basha ka renditur tek “100 dështimet e Ramës në tetë vite”, lajmin më të fundi që tronditi shqiptarët në këtë moment krize.

Basha i ka dhënë përgjigje në Instagram, pyetjes që ka shtruar vetë: “Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e edi Ramës me siëprmarrësin italian Francesko Becchetti? 40 milionë euo, 70 milionë euro apo 110 milionë euro?

110 milionë euro! Për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit “Agon”.

Dhe në vijim, për ta përforcuar fjalën e tij, Basha citon Zërin e Amerikës që shkruan: “Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do t’i paguajë Becchettit, 110 milionë euro.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur09/04/2021 18:56

Oooooo SHQIPTAR, po si more po thua psee të paguaj populli për këtë? Pse u deshka të paguaj populli? Çfar mëkati paska bërë populli? Mor burrë i dheut mëkat më të madh populli asnjiher nuk ka bërë, solli edi kokainën në pushtet, jo një por dy mandate, bile të dytin me më shumë deputet se kurë, solli kriminelët në pushtet dhe tash ndoshta do i votojnë përsëri, ja ky është mëkati j popullit, prandaj do paguan për mëkatet e tij, you asked for it.

Daj Jaku03/04/2021 13:17

Kisha ndër mend të bëja një koment mbi këtë dalje të Lul Bashës, por lexova komentin e “Shqiptarit” dhe ndërrova mëndje. Nuk kam çfarë ti shtoj as edhe një presje komentit të mësipërm. Përveçse 1 vit burg për çdo milion, që është shumë shumë herë më pak se sa ato burgjet për faturat e elektrikut.

Shqiptari03/04/2021 10:16

JOOOOO Z. BASHA, JOOOOOO!!! E KE SHUME GABIM Z. BASHA! CFARE PO THUA?? KESHTU NUK TA JEP ASKUSH VOTEN!! SA TE MENCUR QE QENKAN KETA MATEMATIKANET DHE JURISTET E PD!!!! PO PER CFARE DO TE PAGUAJE POPULLI SHQIPTAR? BECHETTI NUK U DEBUA AS NE EMER TE POPULLIT DHE AS NE EMER TE SHQIPERISE! AGON CHANNEL NUK U MBYLL ME KERKESE TE POPULLIT APO ME REFERENDUM POPULLOR! KUSH E PYETI POPULLIN PER KETE? PSE POPULLI DO TE PAGUAJE PER INTERESAT PERSONALE TE SATRAPIT TE SURRELIT DHE TE LALI PLEHUT??? PRA, RAMA DHE VELIAJ VJEDHIN, I SHKAKTOJNE VENDIT HUMBJE TE RENDA FINANCIARE, E ZHYSIN NE BORXHE, SJELLIN DHE NDJEKIN NGA SHQIPERIA CILINDO QE IU DO BYTHA, DHE NE FUND POPULLI TE PAGUAJE DHE KETA TE DALIN PA U LAGUR!!! NE CILIN LIGJ DHE TE CILIT VEND DEMOKRATIK NE BOTE JANE TE SHKRUARA KETO LIGJE MORE AVOKETERIT DHE JURISTET E SHQUAR TE PD!!???? PRA, KESHTU MUND TE BENI EDHE JUVE NESER NE PUSHTET, TE VIDHNI, TE HUMBISNI GJYQE BRENDA DHE JASHTE VENDIT PA PAGUAR ASGJE! PO PSE POPULLI DO TE PAGUAJE GJITHMONE? PAK PAGOI POPULLI SHQIPTAR PER 1 MILION BUNKERE BETONI DHE 200 MIJE TUNELE STREHIMI TE BETONIZUARA, GJATE KOHES SE DIKTATURES KOMUNISTE???!!!!! TANI POPULLI DUHET TE PAGUAJ PERSERI PER MASKARALLEQET E POLITIKES DHE TE QEVERIVE NJERA PAS TJETRES!!!!

Shto koment

Denonco